Breaking News

Amnesty International kërkon anulimin e shitjes së armëve nga Greqia për Arabinë Saudite

Organizata Amnisti International ka kërkuar nga qeveria greke që të ndaloje shitjen e predhave të tankeve për Arabinë Saudite.

Zyra e Panos Kammenos ministër i mbrojtjes i Greqisë ka publikuar një dokument ku flitet për shitjen e 300 mijë predhave të tankeve nga Greqia për Arabinë Saudite në një vlerë prej 66 milion euro. Tregtia për shitjen e këtij arsenali armësh është marrë përsipër nga një kompani greke. Organizata ndërkombëtare Amnesty International publikoi në një raport ku kritikon qeverinë greke për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite e cila po i përdor këto armatime për të kryer masakra kundër popullit jemenas. Duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të shitjes së armëve Arabisë Saudite nga qeveria greke, AI deklaroi se Athina po bëhet partner në krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që po kryen regjimi Al Saud kundër popullit të Jemenit. Edhe degët e AI në Gjermani, Francë dhe Spanjë kanë dënuar qeveritë e këtyre vendeve për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite dhe kanë kërkuar ndaljen e menjëhershme të kësaj tregtie të pistë.

Advertisements