Breaking News

Të shtëna me armë zjarri në qendrën tregtare Galleria në Nju Jork

Ditën e dielë në qendrën tregtare Galleria në Nju Jork janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Përdorimi i armëve të zjarrit ka detyruar policinë amerikane që të boshatisë menjëherë qendrën tregtare Galleria. Deri tani autoritetet policore kanë thënë se kanë qëlluar dy nga personat që kanë përdorur armët në këtë qendër. Më herët Devin Klin ish pjesëtar i marinës amerikane më 6 nbëntor ka shtënë me armë zjarri ndaj të pranishmëve në kishën e qytetit Sutherland Springs në shtetin Teksas duke lënë të vrarë 27 persona dhe plagosur 30 të tjerë. Megjithëse në Amerikë numri i viktimave nga përdorimi i armëve të zjarrit është i madh, lobet pro armëmbajtjes në Amerikë janë autorët kryesorë që pengojnë miratimin e ligjeve për kufizimin e armëmbajtjes së lirë në këtë vend.

Advertisements