Breaking News

Putin do të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Siri

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin do të vazhdojë përpjekjet e tij diplomatike për zgjidhjen e krizës siriane.

Ai gjithashtu përmendi takimin e Suçit mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe tha se hapi tjetër për zgjidhjen e krizës siriane është organizimin e dialogut kombëtar mes palëve siriane po në Suçi të Rusisë. Takimi trepalësh mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe turisë përfundoi punimet ditën e mërkurë. Hasan Ruhani, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan në përfundim të këtij takimi theksuan ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë dhe shkatërrimin përfundimtar të grupeve terroriste dhe u angazhuan për të bashkëpunuar në këtë drejtim. Takimi i Suçi u organizuar vetëm pak pasi më 19 nëntor ushtria siriane arriti të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi mes ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit bëri të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist, ISIS, në rajon. Me çlirimin e qytetit Bu Qemal në jug të Sirisë dhe qytetin Rave në provincën Anbar të Irakut, jetës së grupit terrorist takfirist ISIS si një prej organizatave terroriste në rajon, i ka ardhur fundi.

Advertisements