Breaking News

Shtohen polemikat mes presidentit amerikan dhe CNN

Me shtimin e polemikave dhe deklaratave të ashpra mes presidentit të Amerikës dhe kanalit informativ CNN, ky kanal televiziv e ka konsideruar Trump si shkaktar për prishjen e imazhit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, përsëri e ka shndërruar rrjetin social Twitter në një betejë lufte dhe kësaj radhe e ka kritikuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanalin informativ CNN dhe në anën tjetër edhe CNN si media përkrahëse e demokratëve, i është përgjigjur kritika të ashpra presidentit amerikan. Donald Trump të shtunën përsëri ka deklaruar se kanali informativ CNN është burim i madh i lajmeve të pavërteta dhe ka shtuar se kjo media po paraqet një imazh të dobët të popullit amerikan për botën. Bota e jashtme nga ana e kësaj media nuk shikon në mënyrë të drejtë dhe të vërtetë. Në të kundërtën, zyra për marrëdhënie publike e CNN në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave të presidentit amerikan nuk ka heshtur dhe ka publikuar një mesazh në Twitter ku ka thënë: “Kjo nuk është detyrë e CNN kjo që ta prezantojë Amerikën për botën, por kjo është detyrë e juaj. CNN duke kritikuar politikën qeverisëse të Donald Trump, ka shtuar se Trump ka paraqitur në mënyrë shumë të keqe imazhin e amerikanëve.

Advertisements