Breaking News

Hashd Sha’bi: Abu Bekr Al-Baghdadi ndodhet te amerikanët

Një prej liderëve të forcave vullnetare “Hashd Sha’bi” të Irakut ka deklaruar se Abu Bekr Al-Baghdadi ndodhet në duart e amerikanëve dhe Uashingtoni jep pëlqimin për vrasjen e tij vetëm atëherë kur nëpërmjet vrasjes së tij do të realizojë ndonjë qëllim të tij ose atëherë kur ekzistenca e tij nuk do të ketë kurrfarë dobie për Amerikën.

Agjencia e lajmeve Sumerije News njoftoi se Xhabar Al-Ma’muri, një prej liderëve të Hashd Sha’bi të Irakut, deklaroi: “Bota pajtohet rreth kësaj çështje se të gjitha grupet radikale të cilat janë shfaqur gjatë dekadave të kaluara dhe kanë vepruar në emër të Islamit, organizatat inteligjente të Amerikës kishin rol aktiv dhe të rëndësishëm në krijimin e tyre dhe për fat të keq këto projekte janë realizuar me financimin e disa vendeve arabe të rajonit. ISIS ka krijuar pretekstin për Amerikën për të kthyer në Irak me pretendimin e luftës kundër terrorizmit dhe Uashingtonit shpresonte që të realizojë shumë qëllime të mëdha, mirëpo pasi dekretet e autoriteteve fetare rezultuan me krijimin e forcave vullnetare Hashd Sha’bi, ky komplot i Amerikës dështoi. Hashd Sha’bi ka prishur balancimin e forcave dhe me gjakun e martirëve ka neutralizuar një plan të madh komplotist. Abu Bekr Al-Baghdadi, kreu i ISIS, ndodhet në duart e amerikanëve dhe Amerika do ta vrasë atë vetëm atëherë kur nuk do të ketë rrugëzgjidhje tjetër ose atëherë kur ta shikojë se ekzistenca e tij nuk ka kurrfarë dobie për Uashingtonin, mirëpo operacioni i vrasjes së tij do të kryhet sikur në një film të Holliwoodit me një regji shumë të mirë në mënyrë që botën ta detyrojë të besojë tregimin e amerikanëve”.

Advertisements