Breaking News

Anglia në mënyrë sekrete trajnon ushtrinë e Riadit për luftë kundër Jemenit

Një gazetë britaneze ka zbuluar se ushtria e këtij vendi në mënyrë sekrete po trajnon ushtrinë e Riadit për të sulmuar Jemenin.

E përjavshmja “Mail on Sandy” në një raport të saj ka shkruar se pavarësisht se Riadi akuzohet për krime kundër njerëzimit në Jemen, ushtria e Britanisë së Madhe në mënyrë sekrete po trajnon forcat e ushtrisë së Arabisë Saudite për të luftuar në Jemen.  Kjo gazetë britaneze ka shtuar se Andre Michal, anëtarë i partisë konservatore të Britanisë së Madhe dhe ish-ministri për zhvillim i këtij vendi, të shtunën në mbrëmje ka thënë se pjesëmarrja e ushtrisë së Britanisë së Madhe në realitet është pjesë e “partneritetit të turpshëm” të Britanisë në këtë vuajtje dhe qeveria britaneze duhet të japë shpjegime në Parlament në lidhje me këtë çështje. Ky raport shton se misioni për trajnimin e forcave të Arabisë Saudite është zbuluar pasi që ushtria e Britanisë së Madhe në mënyrë të gabuar ka vendosur në Facebook një video dhe disa të dhëna në lidhje me këtë çështje dhe vetëm pas pak kohë është fshirë nga ajo faqe e Facebook-ut. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, EBA dhe të disa vendeve të tjera që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt ndaj këtij vendi.

Advertisements