Breaking News

Shtëpia e Bardhë mbështet krimet e Arabisë Saudite në Jemen

Shtëpia e Bardhë ka mbështetur veprimet çnjerëzore dhe krimet e Arabisë Saudite në Jemen.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Shtëpia e Bardhë pa i kushtuar rëndësi paralajmërimeve të organeve ndërkombëtare mbi rolin e qeverisë amerikane dhe aleatëve të Arabisë Saudite në formimin e krizës në Jemen, edhe një herë ka mbështetur regjimin Al Saud dhe koalicionin agresor kundër Jemenit. Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se regjimi Al Saud ka hapur portin Hadida dhe aeroportin e kryeqytetit Sana. Regjmi Al Saud më herët kishte deklaruar se më 24 nëntor do të hapte portin Hadida dhe aeroportin e Sanas për futjen e ndihmave humanitare në Jemen. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.

Advertisements