Breaking News

Muhamed bin Salman në rrugën e konfrontimit me Iranin

Në një intervistë me The New York Times të botuar të enjten, princi i kurorës saudite tha se Riadi preferon një qasje konfrontuese në vend të “qetësimit” të marrëdhënieve me Iranin.

Bin Salman bëri një analogji midis ndikimit në rritje të Iranit në rajoni dhe politikave hegjemoniste të Gjermanisë në epokën e Hitlerit dhe tha: “Ne mësuam nga Evropa se toleranca nuk funksionon”. Arabia Saudite ka ndjekur një politikë të hapur për nxitjen e luftës ndaj Iranit. Më parë këtë vit, Muhamed bin Salman kërcënoi të transferonte “luftën” në brendësi të Iranit. Natyrisht, kjo retorikë luftënxitëse nuk ka mbetur pa përgjigje. Autoritetet iraniane gjatë gjithë kohës kanë siguruar që sundimtarët sauditë të kuptojnë se agresioni i çdo madhësie do të përballet me një përgjigje të ashpër. Teherani, në të njëjtën kohë, i bëri thirrje mbretërisë saudite që të ndalojë luftën e fjalëve që ka zhvilluar kundër Iranit dhe të kthehet në rrugën e paqes dhe dialogut. Në mes të raporteve që mbreti Salman kërkon të heqë dorë nga pushteti në favor të princit të kurorës, burimet e informuara thonë se Muhamed bin Salman ka në plan të zhvendosë fokusin e tij në lëvizjen e rezistencës së Iranit dhe Libanit, duke kërkuar ndihmë nga ushtria izraelite pasi të ngjitet në fron. Princi i kurorës gjithashtu pohoi se lufta e Arabisë Saudite në Jemen po shkon në favor të Riadit, duke thënë se aleatët e tij aktualisht kontrollojnë 85 për qind të territorit të Jemenit. Ky pretendim vjen ndërkohë që luftëtarët Huthi kontrollojnë qendrat kryesore të popullsisë në Jemen, duke përfshirë kryeqytetin Sana’a. Pavarësisht fuqisë ushtarake superiore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, luftëtarët jemenas e kanë mbrojtur me sukses vendin, duke kthyer një luftë që Arabia Saudite kishte shpresuar të përfundonte brenda disa javësh, në një tmerr për Riadin, tmerr që po  vazhdon për gati tre vjet. Më parë këtë muaj, Arabia Saudite rriti kërcënimet ndaj Iranit, duke fajësuar Teheranin për një sulm raketor nga lëvizja Ansarullah që goditi Riadin. Riadi dhe aleatët e saj akuzojnë lëvizjen Ansarullah për marrjen e ndihmës financiare dhe të armëve nga Irani. Republika Islamike refuzon akuzat, por është mbështetëse e fushatës mbrojtëse të Jemenit kundër pushtimit saudit. Muhamed bin Salman gjithashtu ka konfiskuar mbi 194 miliardë dollarë nga llogaritë bankare dhe ka sekuestruar pasuritë e princave dhe zyrtarëve sauditë të arrestuar në një fushatë që synon të konsolidojë pushtetin e tij. Ndryshe nga pretendimet e Muhamed bin Salmanit, këto veprime janë shumë të ngjashme me veprimet e kryera nga Hitleri para dhe pasi mori pushtetin. Në këtë kuadër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit i kërkoi bin Salmanit që të mbajë në mendje fatin e pashmangshëm e të hidhur të diktatorëve famëkeq në rajon, tani që ai kërkon të ndjekë hapat dhe rrugën e tyre.

Advertisements