Breaking News

Larixhani: Çrrënjosja e terrorizmit ka nevojë për përpjekje ndërkombëtare

Kryetari I parlamentit islamik të Iranit pasi dënoi sulmin terrorist në Egjipt, deklaroi se për çrrënjosjen e terrorizmit në çdo formë qoftë ai, është i nevojshëm vullneti i përbashkët I Bashkësisë Ndërkombëtare.

Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit, në një mesazh drejtuar Ali Abdulal Sejed Ahmed kryetar i parlamentit të Egjiptit, dënoi sulmin terrorist ndaj xhamisë Rawda në Egjipt. Vlen të theksohet se mbi 235 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Është ky bilanci tragjik i sulmit më vdekjeprurës në historinë e Egjiptit modern, që goditi gadishullin e Sinait të premten. Shënjestër e sulmit me bombë e armë zjarri, u bë xhamia Rawda në Bir Abed, pikërisht kur po zhvillohej falja e të premtes. Sipas dëshmitarëve, dhjetëra agresorë që mbërritën me automjete, bombarduan xhaminë e mbushur plot me njerëz, para se të hapnin zjarr ndaj besimtarëve. Imazhet nga vendi i ngjarjes ishin rrëqethëse dhe treguan radhë të tëra me trupa të përgjakur brenda vendit të shenjtë. Spitalet u dyndën nga personat e plagosur. Presidenti egjiptian Abdul Fatah Al Sisi u zotua se do t’i përgjigjej me forcë brutale masakrës, pas bisedimeve me zyrtarë të sigurisë. Ai shpalli 3 ditë zije kombëtare. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, por terroristë të ISIS kanë qenë përgjegjës për një sërë sulmesh që kanë goditur gadishullin.

Advertisements