Breaking News

Deklarata e Sucit të regjistrohet në KS të OKB

Rusia, Irani dhe Turqia në një letër drejtuar KS të OKB, nga ky këshill kërkuan që deklarata përfundimtare e takimit të Sucit kushtuar gjendjes në Siri, të regjistrohet si dokument në KS të OKB.

Letra i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, ku është kërkuar që deklarata përfundimtare e takimit të Sucit të regjistrohet në këshillin e Sigurimit si dokument zyrtar. Letra është firmosur nga Golam’ali Khoshro përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në OKB, Vasili Nbenzia ambasador i Rusisë dhe Ferejdun Sinirlioglu ambasador i Turqisë në OKB. Në Suci të Rusisë u takuan presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë të cilët diskutuan mbi hapat që duhen marrë pas shkatërrimit të ISIS në Siri. Takimi i Sucit është i rëndësishëm për faktin se ai u organizua menjëherë pas shkatërrimit të ISIS në Irak dhe në Siri. Pra në këtë takim u diskutua situata e rajonit por pa grupin terrorist ISIS. Gjatë takimit të Sucit presidenti rus njoftoi se 98% e territorit sirian është nën kontrollin e forcave të armatosura të vendit dhe se fitorja ndaj  terroristëve është shumë afër.  Siria mbështet çfarëdo përpjekje politike, sidomos pas thyerjes së terroristëve dhe faktorët lokalë dhe ndërkombëtarë mund të mbështesin këtë proces. Siria është e gatshme të bashkëpunojmë me çdo palë që dëshiron zgjidhjen politike të krizës në vend. Vlen të theksohet se takimi mes presidentëve të ka zgjatur 4 orë.

Advertisements