Breaking News

Vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan largohen nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Amerikës i ka kërkuar vajzës dhe dhëndrit të tij Ivanka dhe Jared që të largohen nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas një njoftimi të Vanity Fair, presidenti amerikan Donald Trump, për shkak të këshillave jo efikase të dhëndrit të vet Jerad Kushner, atij dhe vajzës së tij u ka kërkuar të largohen nga Shtëpia e Bardhë dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre në Nju Jork. Më herët Donald Trump kishte kufizuar shumë kompetencat e Kushner. Dhëndri i presidentit amerikan e kishte këshilluar Donald Trump që të mbështeste kandidaturën e Luther Sturgeon në zgjedhjet e shtetit Alabama i cili humbi përballë ish gjykatësit amerikan Roy Moore. Ivanka dhe Kushner gjithashtu janë elementët kryesorë të dosjes së pretenduar për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe kjo e ka shtyrë presidentin amerikan që të ushtrojë presione për t’i detyruar ata të heqin dorë nga aktivitetet shtetërore.

Advertisements