Breaking News

Moska: Prania e SHBA në Siri i ngjan okupimit

Rusia deklaroi se prania ushtarake e SHBA-së në Siri duket si një pushtim pasi ajo shkon kundër ligjit ndërkombëtar dhe i mungon autorizimi nga qeveria e Damaskut.

“Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Siri, nuk kanë leje zyrtare ose ftesë të duhur nga Damasku”, tha të enjten zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova. “Ata janë kundër vullnetit të qeverisë legjitime të Sirisë, pa baza ligjore, kështu që në fakt sjellja e tyre i ngjan shumë okupimit”, shtoi ajo. Më 13 nëntor, sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis tha se SHBA nuk do të largohen nga Siria derisa bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga OKB në qytetin zviceran të Gjenevës të përparojnë. Siria reagoi me zemërim ndaj deklaratave të Mattis, duke e konsideruar praninë ushtarake amerikane në Siri si “një akt agresioni”. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjithashtu denoncoi ndërhyrjen amerikane si të paligjshme. “Është mjaft interesante se si SHBA justifikon praninë e saj në Siri, prani e cila është e paligjshme, sepse nuk mbështetet as në vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo në ftesën e qeverisë legjitime siriane” tha Lavrov.

Advertisements