Breaking News

Larixhani: Në rajon mbizotëron një pikëpamje negative mbi Amerikën

Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit, deklaroi se në rajon mbizotëron një pikëpamje negative mbi Amerikën për shkak të politikave dhe djallëzive të saj.

Përpara largimit nga Turqia, ku mori pjesë në takimin e asamblesë së parlamenteve aziatike, kryetari Larixhani tha se paraqitja e jashtme e Amerikës me sjelljet e saj ndryshon shumë, mirëpo vendet e rajonit janë në vetëdije të veprimeve amerikane. Ndër të tjera kryetari i parlamentit islamik të Iranit theksoi se vendet e rajonit kanë potenciale të mira në ekonomi të cilat duhen shfrytëzuar sa më mirë që të jetë e mundur. Vlen të theksohet se në takimin e asamblesë së vendeve aziatike në Turqi është diskutuar mbi çështje të ndryshme si bashkëpunimi ekonomik, kontestet e rajonit dhe situata aktuale e rajonit.

Advertisements