Breaking News

OKB dhe Amerika nuk i japin informacione Ankarasë rreth të arratisurve të ISIS

Autoritetet e Turqisë kanë thënë se Amerika, OKB dhe koalicioni amerikan kanë informacione rreth vendstrehimit të terroristëve të arratisura të ISIS nga Raka, mirëpo nuk i vendosin ato në dispozicion të Ankarasë.

Gazeta “Hurriet” e Turqisë në një raport të saj ka shkruar se autoritetet e Turqisë kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë gjetur kurrfarë informacioni në lidhje me vendstrehimin e terroristëve të arratisur të ISIS të cilët gjatë muajit të kaluar kanë ikur nga provinca Raka e Sirisë. Turqia beson se sipas shumë gjasave ky grup i terroristëve të arratisur të ISIS janë vendosur në një vend jashtë territorit të Sirisë dhe po hartojnë programe për kërcënimin e territorit të Turqisë ose të vendeve evropiane. Sipas këtij burimi, autoritetet e Turqisë në lidhje me këtë çështje në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, kanë thënë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të terroristëve të arratisur në territorin e Turqisë. Autoritetet e Turqisë besojnë se koalicioni amerikan kundër ISIS ka informacione në lidhje me vendstrehimin e terroristëve të ISIS nga Raka e Sirisë, por që ato informacione nuk i japin autoriteteve të Turqisë. Vlen të theksohet se Turqia më parë ka akuzuar Amerikën dhe grupet kurde të mbështetura nga Uashingtoni në Siri se kanë ndihmuar pjesëtarët e ISIS dhe familjet e tyre për të ikur nga Raka.

Advertisements