Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Në çdo vend ku ekziston nevoja për praninë e Iranit përball arrogancës, do ta ndihmojmë atë

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se Republika Islamike e Iranit në përballje me komplotet e frontit të arrogancës dhe të sionistëve që bëhen për krijimin e luftës dhe konflikteve mes myslimanëve, do të rezistojë dhe me ndihmën e Zotit do të dalë fitues në këtë luftë.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem e Revolucionit Islamik të Iranit, sot (të enjten) në takim me mysafirët e ftuar për pjesëmarrje në konferencën botërore “Dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) dhe çështja e takfiristëve”, deklaroi: “Edhe pse ISIS në Irak dhe Siri ka arritur fundin e vetë, mirëpo nuk duhet të jemi neglizhent ndaj intrigave dhe hileve të armikut, sepse Amerika dhe sionizmi dhe aleatet e tyre, nuk do të heqin dorë kurrë nga armiqësia me Islamin, prandaj mund projektojnë dhe zbatojnë komplote të ngjashme me ISIS në ndonjë rajon tjetër”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit myslimanët në vende të ndryshme i quajti një realitet i imponuar për frontin e arrogancës dhe mosbesimit dhe tha: “Bota Islame sot mund të qëndrojë dhe rezistojë përball mosbesimit dhe arrogancës dhe sistemi islamik në Iran i cili synon zbatimin dhe jetësimin e plotë të Sheriatit Islam, do të jetë mjet për të ngadhënjyer kundër armiqve të Islamit”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje rreth dyzetë vitet me komplote, presione dhe sanksione nga ana e Amerikës dhe sionizmit kundër Sistemit Islamik të Iranit dhe deklaroi: “Pavarësisht të gjitha presioneve, në mënyrë të qartë deklarojmë se Republika Islamike e Iranit në çdo vend që ekziston nevoja për praninë e saj për tu përballur me mosbesimin dhe arrogancën, do të ndihmojë atë dhe në deklarimin e kësaj çështje nuk marrim parasysh interesat dhe politikat e askujt”.

Ajetullah Khamenei në fund çështjen e Palestinës e konsideroi çështje prioritet parësor të botës islame dhe shtoi: “Çelësi i ngadhënjimit mbi armiqtë e Islamit, është çështja e Palestinës. Kjo është për arsye se fronti i arrogancës dhe i sionizmit duke pushtuar dhe uzurpuar vendin islamik të Palestinës, e ka shndërruar atë në një bazë për krijimin e faktorëve destruktivë ndaj sigurisë së vendeve të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme. Prandaj duhet të luftohet kundër njollës kancerioze, Izraelit”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu theksoi se qëllimi kryesor i armiqve nga krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve, është krijimi i një atmosfere të sigurt për regjimin sionist. Në ditën kur Palestina t’i kthehet popullit të Palestinës, do t’i jepet goditja e vërtetë frontit të arrogancës dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për atë ditë,- tha ndër të tjera Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit.

Advertisements