Breaking News

Zaev: Maqedonia nuk e tërheq njohjen e Kosovës

“Maqedonia nuk e ndërmend të diskutoj më për tërheqjen e njohjes së Kosovës shtet”. Kështu deklaroi Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga Beogradi.

 Zyrtari maqedonas  një konference për media bashkë me homologen serbe Ana Brnabiç, komentoi edhe rreth çështjes së shteteve të rajonit si dhe njohjeve duke theksuar se njohja e Kosovës nga Maqedonia është një temë tashmë e mbyllur.  Zaev shprehu besimin e tij se në dialogun e Brukselit Kosovës dhe Serbisë do të ketë rezultate positive që sipas tij do të rezultojë me një marrëveshje. Sipas kryeministri Zoran Zaev, Maqedonia apelon që të ketë gjithmonë respekt të ndërsjellët mes vendeve fqinje në Ballkan. Kryeministri maqedonas, shfaqi dëshirën e tij që dialogu Prishtinë-Beograd të rezultojë i suksesshëm dhe të gjejë një zgjidhje sa më shpejt, ndërkohë sqaroi dhe opinion publik për zgjidhjen e konfliktit diplomatik mes Maqedonisë dhe Serbisë, disa muaj më parë. Zaev nënvizoi se zgjidhja u arrit përmes rrugëve miqësore dhe diplomatike.  “Bëmë marrëveshje bilaterale, ne tërhoqëm njeriun tonë, Serbia tërhoqi njeriun e vet. Kështu bëjnë miqtë” tha Zaev duke konstatuar se shërbimet informative duhet të jenë të ndërlidhura, të shkëmbejnë informata dhe të ndihmohen në mënyrë reciproke.  Zorna Zaev vlerësoi se mardhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë janë miqësore dhe të një niveli të lartë. Kryeministri maqedonas tha gjithashtu se integrimet evropiane janë prioritet për politikat e të dyja vendeve.

Advertisements