Breaking News

Shamkhani: Irani ka rol të rëndësishëm në parandalimin e realizimit të qëllimeve të ISIS

Sekretari i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit pasi uroi për fitoren e rezistencës kundrejt grupit terrorist ISIS në Irak dhe në Siri deklaroi se mbështetja e Iranit për Sirinë dhe Irakun ka parandaluar realizimin e objektivave të ISIS dhe mbështetësve të këtij grupi terrorist në rajon.

Ali Shamkhani tha se nëse do të realizonte objektivat e tij në rajon, gjendja e myslimanëve dhe e pakicave të tjera fetare në rajon do të ishte katastrofike mirëpo me kërkesë të funksionarëve të Irakut dhe Sirisë, Irani u fut në fushën e betejës me ISIS dhe parandalimin e kësaj katastrofe. Nëse nuk do të ishte mbështetja e perëndimit dhe e disa vendeve arabe të rajonit për grupin terrorist ISIS, Siria dhe Iraku shumë më shpejt do të çliroheshin nga zgjedha e këtij grupi terrorist takfirist, tha në fjalën e tij z. Shamkhani. Ndër të tjera sekretari i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit deklaroi se dosja e ISIS ishte një prej dosjeve më të ndërlikuara për Iranin dhe tha se kërcënimi i ISIS nuk ka përfunduar pasi kërcënimet e këtij grupi do të përhapen në vendet të cilat e kanë krijuar. Disa vende përreth nesh kanë fabrika të prodhimi të ISIS, pasi pranë tyre ekziston një shkollë e quajtur vahabizëm dhe nëse kjo shkollë dhe kjo fabrikë nuk mbyllen, kërcënimet ndaj sigurisë do të vazhdojnë, shtoi Ali Shamkhani, sekretari i këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit.

Advertisements