Breaking News

Trump fut Korenë e veriut në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin

Në demonstrimin e fundit të përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin korean, presidenti amerikan Donald Trump e rivendosi Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Vendimin e njoftoi gjatë një takimi me kabinetin e tij, ku tha gjithashtu se departamenti i Thesarit do të shpallte të martë një serë sanksione të reja ndaj Penianit. “Sot Shtetet e Bashkuara rivendosen Korenë e Veriut në listën e sponsoreve të terrorizmit. Kjo gjë duhet te kishte ndodhur shumë kohë më parë. Përfshirja në listë do të shoqërohet me sanksione e penalitete të tjera si pjesë e fushatës tonë për të izoluar regjimin vrasës”, tha Trump. Koreja e Veriut ishte hequr nga listë në vitin 2008 me iniciative të presidentit George W Bush. Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se Koreja e Veriut kishte mbështetur vazhdimisht akte terroriste ndërkombëtare dhe se regjimi duhet të ndërpriste menjëherë programin e tij bërthamor. Teksa njoftoi masat e reja, i pari i Uashingtonit paralajmëroi se ato do t’i çonin sanksionet e SHBA kundër Penianit në nivelin më të lartë deri me tani.

Advertisements