Breaking News

Ruhani i drejtohet Macron: Ndryshimi në marrëveshjen bërthamor, shkakton shkatërrimin tërësisht të saj

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se zbatimi i plotë dhe i saktë i marrëveshjes bërthamore, është një sprovë e rëndësishme për bashkëpunimet e tjera në fushën ndërkombëtare, theksoi: “Shtimi i një pjese tjetër në marrëveshjen bërthamore ose heqje e një pjese të saj, do të shkaktojë shkatërrimin e plotë të kësaj marrëveshje”. Z

. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën në një bisedë telefonike të zhvilluar me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, së pari ka falënderuar Francën për shprehjen e solidaritetit me qeverinë dhe popullin e Iranit për shkak të tërmetit të fundit në provincën Kermanshah në perëndim të Iranit dhe deklaroi: “Irani është i gatshëm të zgjerojë marrëdhëniet e tij me Francën në të gjitha fushat me interes në bazë të respektit reciprok dhe interesave të përbashkëta”. Z. Hasan Ruhani në vazhdim e vlerësoi lajm të gëzuar shkatërrimin e bastioneve kryesore të ISIS, grupit më të madh dhe më të rrezikshëm terrorist në Lindjen e Mesme dhe në botë dhe shtoi: “Irani nuk synon vendosjen e hegjemonisë dhe superioritetit në Lindjen e Mesme, por qëllimi i Iranit është vetëm të ndihmojë paqen dhe sigurinë në rajon dhe të parandalojë ndarjen territoriale të vendeve të këtij rajoni”. Nga ana e tij Emmanuel Macron, presidenti i Francës, në këtë bisedë telefonike duke theksuar përsëri zgjerimin e bashkëpunimeve Teheran-Paris në të gjitha fushat me interes të përbashkët, deklaroi të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Advertisements