Breaking News

Presidenti amerikan kërkon rivendosjen e ndalimit të udhëtimeve

Qeveria amerikane nga gjykata e Lartë në Amerikë ka kërkuar të vendosë masa të reja për ndalimin e udhëtimeve në linjat ajrore.

Donald Trump ka kërkuar nga gjykata e lartë që të rivendosë ligjin e ndalimit të udhëtimit të disa shtetasve të huaj në Amerike në një kohë kur më herët gjykata e Kalifornisë ka rënë dakord për zbatimin e një pjesë të urdhrit të lëshuar nga presidenti amerikan. Më herët gjykatat e Amerikës kanë lejuar qeverinë e këtij vendi që ta zbatojë në mënyrë të kufizuar dekretin e anti-emigracion të Donald Trump. Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Gjykata e Amerikës i ka dhënë leje qeverisë së këtij vendi që ta zbatojë në mënyrë më të kufizuar dekretin e anti-emigracion të Donald Trump deri në kohën kur ky dekret të hyjë në Gjykatën e Apelit. Më herët gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Amerikë theksuan se qeveria e këtij vendi nuk ka dhënë shpjegime bindëse në lidhje me arsyen e vendosjes së masave për ndalimin e hyrjes së të afërmeve të qytetarëve amerikanë nga pesë vendet: Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni në Amerikë. Donald Trump në muajt janar dhe mars të vitit 2017, ka nënshkruar dekretet kundër emigrimit për të ndaluar hyrjen e shtetasve të gjashtë vendeve kryesisht myslimane si Irani, Siria, Sudani, Somalia, Libia dhe Jemeni, por këto dekrete janë përballur me kundërshtime të gjykatësve amerikanë në shtete të ndryshme.

Advertisements