Breaking News

Helga Schmid: Nuk ekziston mundësia për negociata të reja për marrëveshjen bërthamore

Zv/shefja e diplomacisë evropiane duke thënë se ANEA në nëntë raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, theksoi se nuk ekziston mundësia për negociata të reja në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Helga Schmid, zv/shefe e diplomacisë evropiane, të martën në seminarin “Bashkëpunimet bërthamore, progresi dhe perspektivat” që po zhvillohet në Esfahan të Iranit, tha se Bashkimi Evropian është zotuar për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin dhe marrëveshja bërthamore tregoi kulturën e bashkëpunimit për shfrytëzimin paqësor të energjisë atomike. Helga Schmid duke vë në dukje shtimin e bashkëpunimeve atomike mes Iranit dhe Bashkimit Evropian pas marrëveshjes bërthamore, deklaroi: “Marrëveshja bërthamore është bërë shkak për transparencën dhe zgjerimin e aktivitetit atomik paqësor të Iranit në mënyrë që shkencëtarët iranianë në mënyrë të lirë mund të shkëmbejnë përvojat e tyre me shkencëtarët ndërkombëtarë. Marrëveshja bërthamore është një potencial i fuqishëm për bashkëpunimet e Iranit dhe Bashkimit Evropian dhe siguria atomike është fillim i bashkëpunimeve mes të dy palëve”. Ndërkohë Dominique Ristori, drejtori i përgjithshëm për energji i Komisionit Evropian, gjithashtu në këtë seminar deklaroi: “Bashkimi Evropian mbështet programin atomik paqësor të Iranit”. Dominique Ristori organizimin e seminarit “Bashkëpunimet atomike, progresi dhe perspektivat” e vlerësoi të suksesshëm dhe u shpreh optimist se në hapat e ardhshëm të forcohen sa më shumë bashkëpunimet e Bashkimit evropian me Iranin. Vlen të theksohet se seminari “Bashkëpunimet atomike, progresi dhe perspektivat” në kuadër të raundit të tretë të bisedimeve të nivelit të lartë mes Iranit dhe Bashkimit Evropian, filloi punimet sot (të martën) në mëngjes në qytetin Esfahan të Iranit dhe do të vazhdojë deri nesër.

Advertisements