Breaking News

Përfaqësuesi i Libanit në Ligën Arabe

Libani ka hedhur poshtë deklaratën e Ligës Arabe në të cilën Hezbullahu cilësohet grup terrorist dhe ka thënë e Hezbullahu është përfaqësues i një pjese të madhe të popullit libanez.

Përfaqësuesi i përhershëm i Libanit në Ligën Arabe ka dënuar deklaratën e fundit të lëshuar nga kjo ligë në të cilën Hezbullahu cilësohet grup terrorist dhe ka thënë se ky grup përfaqëson një pjesë të madhe të popullit libanez. Entuan Azam duke reaguar ndaj deklaratës së lëshuar nga liga arabe ka thënë: Refuzojmë kategorizimin e Hezbullahut si grup terrorist pasi ai është përfaqësues i një pjese të madhe të shoqërisë libaneze dhe ka deputet në parlament. Duhet thënë se ministrat e jashtëm të Ligës arabe ditën e dielë dolën me një deklaratë ku lëvizjen e rezistencës islamike libaneze Hezbullah e kanë cilësuar grup terrorist.

Advertisements