Breaking News

Fundi i ISIS në Bu Qemal: gjeneral Sulejmani personalisht mori komandën e operacionit të çlirimit

Kanali televiziv Mejadin njoftoi se gjeneral Sulejmani, personalisht ka drejtuar operacionin për çlirimin e qytetit Bu Qemal në Siri nga prania e terroristëve të ISIS.

Sipas këtij kanali televiziv gjeneral Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare Sepah, ka drejtuar operacionin ushtarak për çlirimin e qytetit Bu Qemal të Siri nga prania e terroristëve. Duhet theksuar se ushtria siriane e përkrahur nga aleatët e saj si forcat e rezistencës, ka arritur të çlirojë plotësisht qytetin Bu Qemal nga zgjedha e terroristëve të ISIS. Bu Qemal ishte bastioni i fundit në zonat e pushtuara nga terroristët takfiristë të ISIS në Siri. Çlirimi i këtij qyteti u bë me gjithë sabotimet e vazhdueshme të Amerikës.

Advertisements