Breaking News

Plotësohet fondi për blerjen e avionëve Airbus dhe Boeing

Zv/ministri i transportit dhe urbanistikës në Iran njoftoi për plotësimin e fondit të nevojshëm për blerjen e avionëve Boeing dhe Airbus.

Asgar Fakhrie’kashan, pasi vuri në dukje se fondi për blerjen e avionëve të transportit civil Airbus dhe Boeing është garantuar, deklaroi se sipas kontratave këta avionë do t’i dorëzohen Iranit verën e ardhshme. Kompania kombëtare iraniane e transportit ajror, pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore dhe pas heqjes së sanksioneve, nënshkroi një kontratë për blerjen e 260 avionëve civilë nga kompanitë Airbus, Boeing dhe ATR. Deri tani disa prej këtyre avionëve u janë dorëzuar kompanisë iraniane, mirëpo Kongresi amerikan në muajin shtator në kuadër të shkeljeve të marrëveshjes bërthamore nga ana e Uashingtonit, e ndaloi shitjen e avionëve civilë për Iranin. Marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatohet që prej janarit 2016 mirëpo qeveria amerikane si një prej nënshkruesve të kësaj marrëveshjeje, disa herë e ka shkelur atë.

Advertisements