Breaking News

Bie niveli i miratimit të punës së Donald Trump

Vlerësimi i miratimit të punës së Presidentit të SHBA, Donald Trump, përsëri ka shënuar një rënie të madhe në nëntor, duke rënë për tre muaj rresht, sipas një sondazhi të ri.

Sondazhi i kryer nga Harris Insights & Analytics për Universitetin e Harvardit zbuloi se 41 përqind e amerikanëve e miratojnë punën që po bën Trump, krahasuar me 59 përqind që nuk e miratojnë. Kjo shifër është më poshtë nga miratimi prej 45 përqindësh në muajin shtator dhe 42 përqind, në tetor. Trump arriti kulmin në sondazh me miratimin prej 49 përqind në muajin mars. Sipas mesatares reale të sondazheve të institutit RealClearPolitics, Trump ka një vlerësim të miratimit të punës prej 38 përqind, një nivel historik i ulët për një president amerikan në mandatin e tij të parë. Vlerësimi i miratimit të presidentit Trump është më i ulëti i çdo presidenti në nëntë muajt e parë në detyrë që daton që nga presidenca e Harry Truman 71 vjet më parë.

Advertisements