Breaking News

Arabia Saudite synon largimin e presidentit të Libanit

Burime libaneze njoftojnë se Arabia Saudite planifikon të rrëzojë presidentin libanez Michel Aoun.

Sipas gazetës libaneze Al-Akhbar, SHBA, disa vende perëndimore dhe arabe madje menduan të zëvendësonin Michel Aoun, kështu që Libani të zhytej në trazira dhe pasiguri. Burime të larta libaneze theksuan se amerikanët, disa nga vendet perëndimore dhe Arabia Saudite po kërkonin të vendosnin nën presionin presidentin e Libanit nëpërmjet protestave popullore dhe ta zëvendësonin atë me një tjetër. Sipas raportit, Arabia Saudite do ta mbajë si rob kryeministrin libanez Saad Hariri, edhe pas lirimit të tij, me qëllim që Riadi të përqendrohet në sulmin ndaj Hezbollahut. Marrëdhëniet midis Bejrutit dhe Riadit janë  tensionuar më shumë gjatë ditëve të fundit. Zyrtarët libanezë, duke përfshirë presidentin Michel Aoun, besojnë se kryeministri libanez Saad Hariri është arrestuar në Riad.

Advertisements