Breaking News

Daily Mail: Mbreti Selman do të largohet nga pushteti në favor të trashëgimtarit të tij

Gazeta Daily Mail duke cituar burime të afërta me familjen saudite, njoftoi se javën e ardhshme mbreti i Arabisë saudite do të japë dorëheqjen për hir të trashëgimtarit të tij.

Gazeta Daily Mail shtyp i Londrës duke cituar burimet e afërta saudite ka thënë se mbreti Selman synon të japë dorëheqje në favor të trashëgimtarit të tij Muhamed Bin Selman i cili sipas gjasave dot ë shpallet mbret i ri i Arabisë saudite. Kjo gazetë në vazhdim thotë se mbreti i Arabisë saudite do të ketë një rol si mbretëresha e Anglisë. Sipas kësaj gazete mbreti i ri, aktualisht trashëgimtar i fronit, pasi të marrë pushtetin do të përqendrohet në marrëdhëniet e Arabisë saudite dhe Iranit si një prej rivalëve të vjetër të Riadit dhe në këtë mes ekziston rreziku i një ndërhyrjeje ushtarake kundër Iranit. Vendimi i mbretit Selman për tu tërhequr nga pushteti, është hapi i fundit i trashëgimtarit 32 vjeçar të Arabisë saudite për të përvetësuar të gjithë pushtetin në këtë vend. Ai në fillim të këtij muaji me pretekstin e luftës kundër korrupsionit ka arrestuar 40 nga ish ministrat dhe princat saudite. Mirëpo gazeta Daily Mail thotë se në rast se nuk ndodh ndonjë ngjarje e papritur, mbreti Selman javën e ardhshme do të japë dorëheqje nga pushteti i tij për t’i lënë vendin trashëgimtarit të fronit Muhamed bin Selman. Thuhet se trashëgimtari aktual i Arabisë saudite, do të marrë ndihmë ushtarake nga Izraeli për të shtypur Hezbullahun lëvizjen libaneze të mbështetur nga Irani. Ai është i bindur se duhen kryer sulme ushtarake kundër Iranit dhe Hezbullahut. Kjo është edhe pikëpamja e shumë analistëve të familjes mbretërore në Arabinë saudite të cilët thonë se objektivi tjetër i Muhamed bin Selman është Irani dhe Hezbullahu. Pikërisht për këtë arsye emiri i Kuvajtit, në komente private, atë e ka quajtur Demi i Tërbuar. Sipas burimeve të afërta me mbretërinë sauditë, thuhet se trashëgimtari Bin Selman ka ndërmend të ndezë zjarrin e luftës me Libanin mirëpo shpreson që të ketë mbështetjen ushtarake të Izraelit. Ai për momentin i ka premtuar izraelit se do t’i japë me miliard dollarë ndihma financiare. Muhamed Bin Selman pa Izraelin nuk mund të përballet me Libanin dhe Hezbullahun. Objektivi i dytë i Bin Selman është përballja me Hezbullahun në Siri. Kjo është në kohën kur Donald Trump president i Amerikës në një mesazh të tij në Twitter ka mbështetur plotësisht veprimet e fundit të trashëgimtarit të Arabisë saudite në arrestimin e disa ish ministrave dhe princave sauditë.

Advertisements