Breaking News

Zyra e Kryeministrit të Irakut: Respektimi i vendimit të Gjykatës Federale irakiane nga Erbili, nënkupton heqjen e referendumit.

Zyra e kryeministrit irakian njoftoi se vendimi i Erbilit për të respektuar vendimin e Gjykatës Supreme të Irakut do të thotë  tërheqje nga referendumi mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku.

Sipas agjencisë Sputnik, zyra e Kryeministrit të Irakut Hejdar al-Ebadi njoftoi të mërkurën se vendimi i qeverisë rajonale kurde për të respektuar vendimin e fundit të Gjykatës Supreme Federale të Irakut do të thotë “anulim i referendumit”. Saad al-Hadithi, zëdhënës i kryeministrit irakian, i tha agjencisë së lajmeve Sputnik se parakushti i qeverisë irakiane për të negociuar me Erbilin ishte anulimi i referendumit dhe vendimi i fundit i Gjykatës Supreme Federale të Irakut u lëshua për të njëjtën gjë, prandaj qeveria irakiane e mirëpriti vendimin e Erbilit për respektimin e vendimit të Gjykatës Federale të cilën e konsideron tërheqje nga referendumi separatist. Al-Hadithi tha se Gjykata Federale ka deklaruar se, sipas kushtetutës së Irakut, asnjë grup ose bashkësi nuk ka të drejtë të ndahet nga vendi apo të copëtojë Irakun dhe Bagdadi këtë hap e konsideron një përpjekje drejt një marrëveshje dhe mirëkuptimi për negociatat politike. Qeveria kurde e Kurdistanit e përshëndeti dje vendimin e Gjykatës Supreme të Federatës dhe tha se Erbili do ta respektojë vendimin e gjykatës.

Advertisements