Breaking News

Ruhani: Prania e fuqive të huaja nuk pa pasur asnjë dobi për popujt e rajonit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani,  deklaroi se rajoni i Lindjes së Mesme kurrë nuk ka përfituar nga ndërhyrjet e fuqive të huaja.

Presidenti Ruhani duke folur në një takim të kabinetit qeveritar të mërkurën, theksoi: “Disa vende në rajon dikur mendonin se me praninë e fuqive të mëdha, do të garantohej siguria  në rajon. Prandaj, disa u mbështetën në Britaninë e Madhe, SHBA dhe fuqitë e huaja, “tha ai, duke shtuar:” Sot, gjithsesi, gjithkush e ka plotësisht të qartë se prania e fuqive të huaja nuk ka sjellë asnjë përfitim për rajonin “. Të huajt përdorën praninë e tyre në rajon për të promovuar dhe shitur armët e tyre, për të ndërhyrë në tregun rajonal dhe për të manipuluar çmimet e naftës, tha Ruhani. “Saherë që zyrtarët amerikanë erdhën për të vizituar rajonin, u shtuan mosmarrëveshjet, tensionet dhe u ndezën flakët e luftës”, shtoi ai. Presidenti iranian denoncoi ndërhyrjen e Arabisë Saudite në Liban, duke thënë se është “e turpshme” që një shtet musliman “i ka kërkuar” regjimit izraelit të kryejë sulme ushtarake kundër popullit libanez. “Është shumë e dënueshme dhe e turpshme për një vend mysliman në rajon që të kërkojë nga regjimi sionist të bombardojë popullin e Libanit”, tha z. Ruhani duke shtuar: “Është e paprecedent në historinë e një vendi musliman të ndërmarrë veprime të tilla, dhe kjo tregon papjekurinë e individëve, të cilët kanë ardhur në pushtet në atë vend”. Ruhani vazhdoi më tej duke dënuar regjimin saudit për fushatën e tij të përgjakshme ushtarake kundër Jemenit dhe pyeti: “Pse një vend, i cili e konsideron veten shërbëtor i dy faltoreve [të Mekës dhe Medinës], kryen agresion dhe krime mbi popullin e pafajshëm dhe musliman të Jemenit? “. Shefi i ekzekutivit iranian shtoi se Riadi asnjëherë nuk ka kërkuar falje dhe as ka shprehur keqardhje për agresionin dhe krimet ndaj civilëve dhe po vazhdon mizoritë e tij në Jemen”. “Kombet e Bashkuara kanë heshtur përballë këtyre krimeve dhe refuzojnë të marrin një pozicion vendimtar dhe obligativ, ndërsa SHBA dhe fuqitë evropiane gjithashtu mbështesin krime të tilla që po kryhen me armët e tyre”, pohoi ai.

Advertisements