Breaking News

Al-Houthi: Arabia Saudite ka dështuar në zbatimin e skenarit të saj në Liban

Kryetari i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit ka thënë se Arabia Saudite ka dështuar në zbatimin e skenarit të saj në Liban.

Muhamed’ali al-Houthi, tha se Arabia Saudite nuk ka mundur të zbatojë skenarin e saj në Liban dhe në këtë mënyrë përfundoi kënaqësia e Amerikës dhe e Izraelit me çorbën e krijuar nga Arabia Saudite në Liban. Shkak për dështimin e skenarit të Arabisë Saudite në Liban ishte kundërshtimi ndërkombëtar dhe tërheqja e fundit e Saad Haririt nga qëndrimet e tij të mëparshme. Al-Houthi pasi përgëzoi populli libanez për fitoren kundrejt skenarit të Arabisë Saudite shpresoi që edhe jemeni së shpejti të fitojë në përballje me Riadin. Arabia Saudite dhe EBA për të mbuluar disfatën e tyre në Liban, kanë shtuar akoma më shumë sulmet dhe bombardimet ndaj Jemenit tha në fjalën e tij kreu i komitetit të lartë revolucionar të Jemenit. Disa ditë më parë kryeministri Saad Hariri në kohën kur ishte për një vizitë në Arabinë Saudite ka deklaruar dorëheqjen  tij. Ai në deklaratën e transmetuar nga mediat arabe ka pretenduar se kudo që ekziston prania e Iranit gjendet vetëm shkatërrime dhe përçarje dhe Irani ndjek qëllim për të shkatërruar botën arabe.

Advertisements