Breaking News

OKB paralajmëron për situatën kritike humanitare në Jemen

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për pasojat e mbylljes së porteve kryesore të Jemenit që do ta përkeqësojnë gjendjen njerëzore dhe humanitare në këtë vend.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Jamie McGoldrick, përfaqësuesi i OKB për çështje humanitare në Jemen, ka deklaruar se mbyllja e korridoreve dhe porteve kryesore të Jemenit, kërcënon seriozisht progresin e arritur në luftën kundër urisë në këtë vend. Rezervat e karburantit diesel në veri të Jemenit mbarojnë brenda 20 dite, ndërsa rezervat e benzinës mund të plotësojnë nevojat e njerëzve vetëm edhe për dhjetë ditë”. Jamie McGoldrick në vazhdim kërkoi nga Arabia Saudite që sa më shpejtë dhe në mënyrë urgjente të hap të gjitha portet detare kryesore të Jemenit, sepse mbyllja e korridoreve kufitare është një prej kërcënimeve më kryesore përball luftës kundër urisë në Jemen dhe të paktën 7 milionë jemenas po jetojnë në kushte të ngjashme të krizës për jetesë”.

Advertisements