Breaking News

Irani: Arabia Saudite vret më shumë fëmijë sesa ISIS, al-Kaida dhe fronti Nusra

Zv/përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, duke kritikuar organet e të drejtave të njeriut të cilat nuk marrin parasysh krimet e Arabisë saudite në Jemen, ka thënë se Arabia Saudite e cila konsiderohet partnere e Bashkësisë Ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit, po tallet me të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor.

Isak al-Habib duke reaguar ndaj ofezave të përfaqësuesit të regjimit të Arabisë Saudite në OKB në komitetin e tretë të pa të OKB, ku është analizuar rezoluta e propozuar nga Kanadaja kundër Iranit për shkak të të drejtave të njeriut ka thënë se Arabia Saudite vret më shumë fëmijë në Jemen sesa ISIS, al-Kaida dhe fronti Nusra. Zv/përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB tha se ngjashmëria e krimeve të ISIS dhe të regjimit saudit siç është prerja e kokës nuk është e rastësishme pasi ISIS ka ideologji të përbashkët me Arabinë saudite të cilët përveç vetes së tyre të gjithë njerëzit e tjerë si myslimanë ashtu dhe jo myslimanë i quajnë mëkatarë dhe të pafe. Abdullah Mualemi, përfaqësues i Arabisë saudite në OKB në takimin e komitetit të tretë të AP të OKB, ka ripërsëritur pretendimet kundër Iranit dhe ka akuzuar Iranin për shkeljen e të drejtave të njeriut. Ky komitet ka miratuar një rezolutë të propozuar nga Kanadaja mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran. Isak al-Habib, zv/përfaqësuesi i Iranit në OKB pas miratimit të kësaj rezolute ka thënë se vende si Kanadaja ndjekin standarde të dyfishta në çështjen e të drejtave të njeriut dhe theksoi se ky veprim i Kanadasë do të ndikojë negativisht në mekanizmin e të drejtave të njeriut dhe ofendon dinjitetin njerëzor pasi kjo është një sjellje seleksionuese në gjendjen e të drejtave të njeriut në botë. Al-Habib tha se Kanadaja mbështet regjimet pushtuese dhe fëmijë-vrasës si regjimit sionist dhe hesht përballë krimeve të aleatëve të saj si Arabia Saudite ndërkohë që banorëve autoktonë, emigrantëve dhe pakicave të tjera etnike në Kanada, sillet në formë diskriminuese.

Advertisements