Breaking News

Bashar Asad: qëllimi i krijimit të krizës në Siri është mbajtja e vendeve të rajonit të prapambetur

Presidenti i Sirisë deklaroi se qëllimi i krizës së krijuar në Siri është që vendet e rajonit të mbesin të prapambetura.

Bashar Asad në një fjalim të tij në simpoziumin me temë “ përballja me koalicionin amerikano-sionist dhe mbështetja për rezistencën e popullit palestinez”, takim që u mbajt në damask tha se armiqtë duan që vendet e rajonit të qëndrojnë të prapambetura me qëllim që të plotësohen interesat e fuqive të mëdha më në krye Amerikën. Në këtë simpozium kanë marrë pjesë personalitetet të larta kombëtare dhe politike të Sirisë, Palestinës, Libanit, Jordanisë, Egjiptit, Irakut, Algjerisë, Bahrejnit dhe Muritanisë. Vlen të theksohet se kriza në Siri ka nisur në vitin 2011 me agresionin e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika, Arabia saudite dhe aleatë të tyre me qëllim që me shkatërrimin e këtij vendi të plotësohet interesat e Uashingtonit dhe të regjimit sionist. Mirëpo ushtria e Sirisë e mbështetur nga rezistenca muajt e fundit ka arritur tu japë goditje dërrmuese grupeve terroriste në vend.

Advertisements