Breaking News

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Moskën

Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit iranian në procesin e negociatave të Astanasë për zgjidhjen e krizës në Siri, arriti në Moskë, kryeqytetin e Rusisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Husejn Xhaberi Ansari të martën (sot) gjatë vizitës në Moskë do të bisedojë me funksionarët rusë në lidhje me zhvillimet më të fundit në Siri. Sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se gjatë kësaj vizite do të takohet me Mikhail Bogdanov, zv/ministrin e punëve të Rusisë dhe të dërguarin special e presidentit rus në çështjet e Lindjes së Mesme dhe me Alexander Lavrentiev, përfaqësuesin special të presidentit rus në çështjet e Sirisë.

Advertisements