Breaking News

Salehi: Nëse dështon marrëveshja bërthamore, përgjigja e Iranit do të jetë befasuese

Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, z. Ali Akbar Salehi deklaroi se nëse marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me grupin G5 + 1 do të dështojë, Republika Islamike do të marrë masa që do të “befasonin” palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes.

Duke folur për një ceremoni të dielën, Salehi shtoi se nëse marrëveshja, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit do të dështojë, asnjë konventë tjetër ndërkombëtare nuk do të konsiderohet mjaftueshëm e fortë dhe “ne shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë”. Megjithatë, shefi bërthamor i Iranit shtoi: “Nëse marrëveshja dështon, ne do të marrim masat e duhura që do t’i befasojnë ata”. Kryetari i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit theksoi se marrëveshja bërthamore ka qenë e dobishme për të gjithë nënshkruesit e saj, duke shtuar se marrëveshja ishte e dobishme për Iranin dhe bashkësinë ndërkombëtare, si dhe për forcimin e mëtejshëm të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Atomike (NPT). Salehi tha se Irani po planifikon të ndërtojë dy centrale të reja atomike me një investim prej 10 miliardë dollarë. Ai vuri në dukje se për këto projekte Irani është duke negociuar me Kinën dhe një numër vendesh të tjera, duke shtuar se centralet e mëdha duhet të ndërtohen në pjesët jugore apo veriore të vendit për shkak të kushteve të veçanta klimatike, por centralet e vogla mund të ndërtohen aty ku është e nevojshme .

Advertisements