Breaking News

Pasojat e tërmetit: 207 persona të vdekur dhe me qindra të tjerë të lënduar

Tërmeti i fuqishëm i së dielës në Irak dhe Iran ka lënë 207 persona të vdekur dhe me qindra të tjerë të lënduar.

Sipas një njoftimi të Press Tv, tërmet ka rënë në zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut. Sipas qendrës sizmologjike të universitetit të Teheranit, tërmeti ishte 7.2 ballë i shkallës Rihter dhe ka rënë në orën 21:50 sipas orës lokalë në lindje të Irakut dhe në perëndim të Iranit. Në qytetin Kasre Shirin në perëndim të Iranit deri tani dhjetëra persona kanë humbur jetën.

Advertisements