Breaking News

Lideri suprem bën thirrje për mobilizim në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Lideri suprem i revolucionit islamik në një mesazh të tij, ka kërkuar mobilizim total për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Tërmeti I fuqishëm I së dielës në Irak dhe në Iran ka lënë 207 persona të vdekur dhe 684 të tjerë të plagosur. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij ka thënë: Shpreh keqardhje dhe solidarizohem me familjet e viktimave të këtij tërmeti në lindje të vendit. Është përgjegjësi e funksionarëve që në orët e para të kësaj tragjedie të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur dhe bllokuar nëpër gërmadha dhe të parandalojnë shtimin e numrit të viktimave nga ky tërmet. Ushtria, garda revolucionare dhe forcat vullnetare me shpejtësi duhet tu vijnë në ndihmë personave që kanë mbetur të pastrehë dhe atyre që janë lënduar ndërsa aparatet shtetërore, ushtarake dhe jo ushtarake janë përgjegjës për të ndihmuar të prekurit dhe familjarët e viktimave. Unë personalisht shpreh keqardhje dhe ngushëllimet për familjarët e viktimave të bashkatdhetarëve në provincën Kermanshah dhe në zonat e tjera të prekura nga Tërmeti dhe i lutem Zotit të mëshirojë viktimat e këtij tërmeti dhe të shtojë durimin për të dashurit tanë. Nga të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër mund të japin ndihmë personave në nevojë të kësaj tragjedie u kërkoj të nxitojnë sa më shpejt.

Advertisements