Breaking News

Trump kundër OBT

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të toleronin më abuzime kronike tregtare, në një fjalim sfidues në Samitin e bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor.

Ai shtoi se do të vendoste gjithnjë interesat amerikane të parat dhe vendet e “APEC”-ut duhet t’u binden rregullave të ndershme reciproke tregtare. Në një kontrast të dukshëm, presidenti Xi Jinping i Kinës tha se globalizimi ishte i pakthyeshëm dhe shprehu mbështetje për multilateralizmin. “APEC” mbledh bashkë 21 ekonomi nga rajoni i Paqësorit, ekuivalente e 60 për qind të GDP-së së botës. Që nga marrja e detyrës, presidenti Trump ka ndjekur axhendën e tij “Amerika e para” dhe ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja rajonale e partnershipit transpaqësor, një marrëveshje e madhe tregtare mes 12 vendeve të “APEC”-ut, duke argumentuar se dëmton interesat ekonomike amerikane. Në Vietnam, Presidenti Trump u pozicionua ndërkohë kundër Organizatës Botërore të Tregtisë, që përcakton rregullat e tregtisë globale dhe tha se ajo nuk mund të funksionojë siç duhet, nëse të gjithë anëtarët nuk respektojnë rregullat.

Advertisements