Breaking News

Irani: Siguria nuk mund të blihet

Irani thekson se e ka dëshmuar praktikisht përkushtimin e tij për mospërhapjen e armëve bërthamore duke nënshkruar marrëveshjen bërthamore me gjashtë fuqitë botërore dhe duke mbetur plotësisht i angazhuar ndaj kushteve të marrëveshjes historike.

Kështu deklaroi të premten Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif në një fjalim në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Azinë Qendrore në qytetin uzbek Samarkand. Duke arritur marrëveshjen bërthamore dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet tona në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Irani dëshmoi në praktikë përputhjen e tij me parimin e mospërhapjes së armëve atomike dhe të çarmatimit bërthamor, tha Zarif. Diplomati i lartë i Iranit më tej denoncoi përpjekjet rajonale dhe jashtë-rajonale për të tregtuar sigurinë. Sot, ju nuk mund të blini sigurinë me qindra miliarda dollarë dhe ta transportoni atë në vend, pohoi ai. Komercializimi i sigurisë, tha ai, është një term i ri i shtuar nga disa fuqi ndërkombëtare dhe për fat të keq ata kanë klientë të mirë në këtë marrëveshje dollar-për-siguri. Gjithashtu, Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se luftimi i lëvizjes “anti-islamike” takfiriste, përveç studimit të shkaqeve rrënjësore të fenomenit, ka nevojë për bashkëpunim dhe ndërveprim gjithëpërfshirës dhe multilateral midis vendeve të rajonit.

Advertisements