Breaking News

Shkatërrimi i ISIS në Siri

Futja e forcave siriane dhe të aleatëve të saj në qytetin kufitar Abu Qemal, ishte çlirimi i bastionit të fundit të grupit terrorist ISIS në lindje të sisës.

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës ditën mërkurë kanë çliruar nga zgjedha e terroristëve të ISIS, qytetin Abu Qemal, pjesë e provincës Dejrul Zur. Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv Press Tv sipas të cilit forcat e ushtrisë siriane dhe ato të rezistencës kanë çliruar bazën e fundit kryesore të ISIS në Siri. Me çlirimin e rajonin Abu Qemal, pranisë së terroristëve të ISIS në rrethinat e provincës Dejrul Zur i ka ardhur fundi. Grupi terrorist ISIS, i mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre, ka pushtuar rajonin Abu Qemal në vitin 2014. Grupet terroriste të mbështetur nga Amerika, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre kanë sulmuar Sirinë që prej vitit 2011 me qëllim që të ndryshojnë situatën e rajonit në kuadër të plotësimit të interesave të regjimit sionist. Forcat siriane duke marrë ndihmë nga forcat e rezistencës, muajt e fundit u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme terroristëve në Siri. “Çlirimi i qytetit Abu Qemal është shumë i rëndësishëm, sepse sinjalizon rënien e përgjithshme të organizatës terroriste në rajon, thuhet në deklaratën e komandës ushtarake të Sirisë. Me humbjen e Abu Qemalit, terroristët e ISIS nuk kanë më kontroll të madh territorial në Siri dhe Irak dhe besohet se ata janë shpërndarë nëpër shkretëtira në perëndim dhe lindje të Lumit Eufrat. Javën e kaluar, ISIS ka humbur Dejrul Zur në Siri dhe al-Kaem në Irak. Operacioni I ushtrisë siriane për çlirimin e qytetit kufitar Abu Qemal nisi ditën e hënë me mbështetjen e forcave të rezistencës islamike dhe me mbështetjen ajrore të forcave të Rusisë. Qyteti Abu Qemal me një popullsi prej 120mijë banorësh është mbajtur i pushtuar nga terroristët e ISIS prej mëse 3 vjet me radhë. Me çlirimin e këtij qyteti, dosja e pranisë së terroristëve dhe planet për shkatërrimin e plotë të tyre është përqendruar në zonat shkretinore të provincave Homs dhe Dejrul Zur. Shkatërrimi i ISIS në Siri do të thotë shkatërrim i armiqve të këtij vendi të cilët me anë të ISIS kërkonin të realizonin qëllimet e tyre në Siri dhe në rajon. Shkatërrimi i ISIS në Siri dhe në Irak përcjell mesazhin e rëndësishëm se bashkëpunimi strategji i Iranit, Rusisë, Irakut dhe Sirisë ka bërë të mundur eliminimin e komploteve të mbështetësve të ISIS në rajon dhe sot askush nuk flet për të ashtuquajturën kalifati i ISIS. Ky është rezultati i luftës së vërtetë kundër terrorizmit në të cilin Irani ka luajtur një rol të madh. Sa i përket kësaj, këshilltari i lideri suprem Ali Akbar Velajeti ka thënë se rezultati i bashkëpunimit të Republikës Islamike të Iranit me rezistencën në Siri dhe në Irak është neutralizimi dhe eliminimi i komploteve të armiqve kundër botës islame. Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se amerikanët në Irak dhe Siri me padyshim kanë dështuar dhe ky dështim do të vazhdojë. Ali Akbar Velajeti tha: “Sionistët janë zhgënjyer me planet komplotiste të tyre në rajon. Trimëria, guximi dhe maturia e Bashar Asad, presidentit legjitim të Sirisë, gjithmonë është vlerësuar nga të gjithë myslimanët dhe njerëzit revolucionarë”. Z. Velajeti me këtë rast gjithashtu, fitoret e fundit të qeverisë së Irakut në kuadër të vullnetit për sovranitet kombëtar dhe fitoret e fundit të qeverisë dhe popullit të Sirisë në Djer Al-Zur dhe kthimin e kontrollit mbi disa zona të naftës në Siri, i vlerësoi shumë pozitive dhe të rëndësishme për Irakun dhe Sirinë.

Advertisements