Breaking News

Senatori amerikan heq dorë nga plani i tij kundër marrëveshjes bërthamore

Kryetari i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në senatin amerikan ka hequr dorë nga plani i tij kundër marrëveshjes bërthamore.

Bob Kurker, ka hequr dorë nga plani i tij për të detyruar Iranin të pranojë kushte të reja në kudër të marrëveshjes bërthamore. Ky senator amerikan ka pohuar se plani i tij nuk mund të merrte mbështetjen e 50 senatorëve për tu aprovuar në senat. Kurker këtë plan e ka hartuar në bashkëpunim me Tom Katen senator i djathtë dhe mbështetës i flaktë i regjimit sionist. Plani i tij i kërkonte presidentit amerikan që të rikthente sanksionet kundër Iranit. Tashmë kreu i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në senatin amerikan po bashkëpunon me senatorët e tjerë republikanë dhe demokratë për të hartuar një plan të ri kundër Iranit. Amerika pretendon se marrëveshja bërthamore garanton vetëm interesat e Iranit dhe për këtë mundohet ta anulojë ose reformojë këtë marrëveshje.

Advertisements