Breaking News

KS i OKB të mbajë përgjegjësinë e vet për krizën në Jemen

Përfaqësuesi i Iranit në OKB ka kërkuar nga KS i kësaj organizate që të marrë masat për hapjen e menjëhershme të kufijve në Jemen.

Golam’ali Khoshro, në një intervistë për agjencinë Press tv, ka thënë se KS i OKB ka një përgjegjësi të rëndë mbi krizën në Jemen dhe shpresoi se ky këshill do të marrë vendim dhe masat për hapjen e kufijve të Jemenit në krizë. Jemeni po përballet me një katastrofë dhe OKB nuk duhet të lejojë që njerëzit e thjeshtë në Jemen të japin jetën për shkak të armëve, bombave, sëmundjes dhe mungesës së ushqimit,- ka thënë në fjalën e tij z. Khoshro. Golam’ali Khoshro përfaqësuesi i Iranit në OKB, ditën e martë dërgoi një letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për kryetarin e KS të kësaj organizate ku kërkoi që Bashkësia Ndërkombëtare të detyrojë Arabinë Saudite që respektojë normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe të heqë dorë nga gjuha e kërcënimit dhe e përdorimit të forcës kundër të tjerëve. Golam’ali Khoshro, në letrën e tij ka dënuar fuqishëm pretendimet e pabaza të autoriteteve saudite kundër Iranit dhe këto pretendime i ka quajtur të dëmshme, provokuese dhe shkelje e hapur e neneve 2 dhe 4 të kartës së OKB për moskërcënime me përdorimin e forcës.

Advertisements