Breaking News

Takhtrevançi takohet me kryetarin e komisionit të jashtëm dhe të mbrojtjes së Francës

Maxhid Takhtrevançi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet e Evropës dhe Amerikës, dje u takua me Christian Cambon kryetar i komisionit të jashtëm dhe të mbrojtjes në parlamentin francez.

Takimi Takhtrevançi dhe Cambon u mbajt në Paris ku palët diskutuan për rolin dhe pozitën e Iranit si një prej faktorëve kryesorë të rajonit dhe theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Iranit dhe Francës në përballje me kërcënimet dhe sfidat e rajonit, si dhe rëndësinë e forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe mbrojtjen e fuqishme të marrëveshjes bërthamore dhe respektimin e saj nga Franca. Kreu i komisionit për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes në parlamentin e Francës kërkoi zgjerimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Republikën Islamike të Iranit. Ditën e martë z. Maxhid Takhtrevançi u takua edhe me Gordo Montigne zv/ministër i jashtëm i Francës. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë ka shkuar në Francë për tu takuar dhe biseduar me autoritetet franceze.

Advertisements