Breaking News

Mogherini hedh poshtë mundësinë për negociata të reja mbi marrëveshjen bërthamore

Shefja e politikës së jashtme të BE ka deklaruar se çështjet raketore dhe rajonale janë jashtë marrëveshjes bërthamore dhe rinegocimi i kësaj marrëveshjeje është e pamundur.

Federika Mogherini, në një konferencë të mbajtur në Bruksel tha se marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 mund të ruhet me gjithë kërcënimet e Amerikës. Shefja e diplomacisë evropiane rikujtoi se çështjet jo bërthamore si programi raketor i Iranit për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje duhet të zgjidhen në formë të ndarë dhe shtoi se marrëveshja bërthamore dhe programi i përbashkët i veprimit do të ruhen në këtë formë që janë. Mogherini gjithashtu rikujtoi se Irani ka bashkëpunim shumë të mirë me ANEA. Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë, gjithashtu e ka quajtur të gabuar ndërthurjen e çështjeve jo bërthamore me programin bërthamor të Iranit. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, kohët e fundit ka thënë se “marrëveshja bërthamore më e mirë” e pretenduar nga amerikanët nuk është gjë tjetër veçse një imagjinatë dhe kërkoi që Amerika të heqë dorë nga tjetërsimi i realitetit dhe të nisë zbatimin e marrëveshjes bërthamore ashtu siç e ka zbatuar Irani deri më tani. Donald Trump, president i Amerikës, marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar një marrëveshje të tmerrshme dhe ka kërkuar anulimin e saj. Mirëpo kërkesa e tij dhe qëndrimet e tij kundër marrëveshjes bërthamore janë kundërshtuar dhe kritikuar ashpër nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Advertisements