Breaking News

Princi saudit zbulon shkeljen e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite

Një prej princave sauditë të ndarë dhe distancuar nga regjimi saudit, përpara se sa të parashtronte kërkesën për azil politik në Gjermani ka përjetuar mjaft ditë frike, kërcënimi dhe tmerri.

Khaled bin Farhan al-Saud, në një intervistë për një prej kanaleve televizive të Gjermanisë ka thënë se në Arabinë Saudite ka mungesë të theksuar liri shprehjeje, shkelen të drejtat e njeriut dhe shtoi se për shkak se ka kërkuar që popullit të Arabisë Saudite t’i jepet liria ai është torturuar dhe kërcënuar dhe është detyruar të heqë dorë nga ushtria dhe të largohet nga vendi. ky princ saudit më tutje deklaroi se nuk ka frikë nga fati që mund ta presë dhe shtoi se nga ambasada saudite në Berlin ka marrë 50 letra ku atij i kërkohet të kërkojë falje nga mbreti, gjë të cilën nuk e ka pranuar. Ky princ saudit ka thënë se Arabia Saudite e ka kërcënuar atë se do t’i vrasin motrën në rast se nuk heq dorë nga zbulimi i skandaleve dhe i shkeljeve që kryen regjimi i Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se në burgjet e regjimit të Arabisë Saudite ekizistojnë mbi 30 mijë të burgosur politik dhe të të drejtave të njeriut.

Advertisements