Breaking News

Mogherini në Uashington: Kongresi të ruajë marrëveshjen bërthamore

Pas bisedimeve me anëtarët e kongresit, mes duket amerikanët duan të qëndrojnë në marrëveshjen bërthamore.

Kështu ka deklaruar Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane e cila ndodhet për një vizitë në Amerikë. shefja e diplomacisë evropiane ka shkuar në Uashington për tu takuar me ligjvënësit amerikanë dhe për të diskutuar mbi fatin e marrëveshjes bërthamore dhe ka thënë se autoritetet amerikane me qëndrimet e tyre kanë treguar qartazi se duan të ruajnë marrëveshjen bërthamore. Sa i përket përpjekjeve të Trump për të rinegociuar marrëveshjen bërthamore, shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka thënë se Evropa nuk merret me çështjet e brendshme të Amerikës  mirëpo për rinegociomin e marrëveshjes nuk mund të flitet.

Advertisements