Breaking News

Mbështetja e Iranit për Sirinë, ka eliminuar rrezikun e madh ndaj Islamit

Këshilltari për çështjet ndërkombëtare të liderit suprem të revolucionit islamik, ka thënë se rezultati i bashkëpunimit të Iranit me rezistencën në Irak dhe Siri është dështimi i komploteve të armiqve të Botës Islame.

Ali Akbar Velajeti, gjatë vizitës së tij njëditore në Siri, foli mbi planet dhe komplotet e armiqve për ndarjen e re territoriale të rajonit të Lindjes së Mesme dhe tha se boshti i rezistencës është përballur me armiqësitë e Amerikës , regjimit sionist dhe krerët e disa vendeve arabe. Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare tha se filozofia e mbështetjes së Iranit për rezistencën në Siri dhe në Irak dhe i unifikimit të irakianëve dhe i sirianëve, është neutralizimi I komploteve të armiqve dhe shtoi se këto komplote kishin për qëllim që të shkatërronin boshtin e rezistencës. Nëse rezistenca në Siri nuk do të ndihmohet dhe ky vend do të copëtohet, në rajon do të nisë lufta etnike dhe racore, ka thënë në fjalën e tij Ali Akbar Velajati.

Advertisements