Breaking News

Kryqi i Kuq ndërkombëtar kërkon heqjen e bllokadës saudite ndaj Jemenit

Komiteti Ndërkombëtar i kryqit të Kuq ka kërkuar heqjen e bllokadës së vendosur nga Arabia Saudite kundër Jemenit dhe hapjen e rrugëve për dërgimin e ndihmave me ushqime dhe medikamente për këtë vend.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, Komiteti i Kuqit të Kuq ndërkombëtar deklaroi se në kufirin me Jemenin është bllokuar një kamion me medikamente për parandalimin e sëmundjes së Kolerës dhe kjo ka ngjallur shqetësime të shumta se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe për dërgesën me 50 mijë vaksina për sëmundjen e diabetit.  Që para fillimit të agresionit  të koalicionit të udhëhequr nga sauditët kundër Jemenit, Jemeni ishte vendi më i varfër në Lindjen e Mesme. Tani, pas dy vitesh luftë, Programi Botëror për Ushqimin deklaron se vendi është në prag të krizës së urisë.  Të dhënat statistikore tregojnë se të dhënat janë alarmante, rreth 19 milionë nga 25.6 milionë banorë ndodhen në nevojë urgjente për asistencë.  Sipas OKB, rreth 7 milionë nuk kanë asnjë garanci për ushqim, që do të thotë se kanë një nevojë imediate. Ndërkohë, 2 milionë fëmijë jemenas vuajnë nga kequshqyerja. “Situata nuk është asgjë më pak se një katastrofë. Ajo që mund të themi është se jeta atje është bërë e papërballueshme”, ka deklaruar Robert Mardini, drejtor i operacioneve për Lindjen e Mesme pranë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Arabia Saudite, me dritën jeshile të Amerikës  dhe e mbështetur nga disa regjime arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Ky agresion ka lënë më shumë se 13 mijë civilë të vrarë, me mijëra të plagosur, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka detyruar me milion jemenas të evakuohen.

Advertisements