Breaking News

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë thekson luftën kundër terrorizmit në Siri

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar se lufta kundër terrorizmit në Siri po i afrohet fundit të saj dhe së shpejti do të fillojnë bisedimet mes palëve siriane.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën deklaroi se në këtë fushë po përgatitet organizimi i Kongresit Popullor të Sirisë dhe programi i punës dhe koha e zhvillimit të tij do të caktohet me konsultimin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë si partnerë të negociatave të Astanasë për paqe në Siri. Ministri i punëve të jashtme të Rusisë shtoi: “Reagimi i opozitarëve sirianë në lidhje me organizimin e këtij kongresi ka qenë pozitiv, mirëpo disa lëvizje jashtë Sirisë po kundërshtojnë këtë kongres. Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë, ka kontakte të afërta me Rusinë në lidhje me organizimin e kongresit popullor të Sirisë dhe Moska do ta informojë edhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian për të marrë pjesë në këtë kongres. Ministri i jashtë rus gjithashtu bëri të ditur edhe vendosjen e kontakteve mes forcave ajrore të Rusisë dhe koalicionit amerikan në Siri.

Advertisements