Breaking News

Arabia Saudite qendra nxitëse e përçarjeve dhe luftërave në rajon

Akuzat kundër Iranit të koalicionit agresor saudit, tregojnë përmasat e reja të komplotit të përbashkët të Amerikës Arabisë saudite dhe izraelit për të nxitur luftëra dhe kriza në rajon.

Koalicioni agresor arab kundër Jemenit, pas sulmit me raketa të ushtrisë së Jemenit kundër Riadit ditën e shtunë, ku si objektiv kryesor ishte aeroporti ndërkombëtar Mbreti Khaled në Riad, ka lëshuar akuza të pabaza duke pretenduar se këto pajisje ushtarake janë dërguar në Jemen nga Irani. Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite duke kompletuar skenarin e deklaratave false të Donald Trump kundër Iranit ka pretenduar se Irani mbështet terrorizmin dhe ka kërcënuar se Riadi do t’u përgjigjet sjelljeve armiqësore të Iranit në formën dhe kohën e duhur.  Irani ka hedhur poshtë akuzat “destruktive, të papërgjegjshme, provokative dhe të pabaza” të ngritura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton në Jemen, duke e akuzuar Teheranin se qëndron pas një sulmi raketor të shtunën në Riad. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, e bëri këtë deklaratë të hënën pasi koalicioni, i cili përfshin një numër shtetesh vasale të Arabisë Saudite, tha në një deklaratë më parë se Irani ishte përgjegjës për një sulm raketor të forcave Jemenase ndaj aeroportit ndërkombëtar të Riadit. Ai vuri në dukje krimet e luftës të Arabisë Saudite dhe aktet e agresionit kundër Jemenit, duke thënë se Jemenasit kishin kryer një reagim “të pavarur” ndaj sulmeve saudite dhe ky reagim nuk ka lidhje me ndonjë vendi tjetër. “Sauditët, të cilët nuk kanë arritur objektivat e tyre të errëta përmes një lufte afatgjatë në Jemen, kanë hedhur akuza “mashtruese, provokative, të pabazuara dhe krejtësisht të rreme” kundër Teheranit duke nisur një fushatë shterpë psikologjike, por me masa të tilla ata vetëm janë duke krijuar më shumë pengesa në rrugën e koalicionit të tyre të dështuar”, tha z. Kasemi. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit  kërkoi nga sauditët të ndalonin lojën  fajësimit, si dhe të heqin dorë nga akuzat e pabaza ndaj të tjerëve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të ndalin sulmet ndaj njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur në Jemen. “Ata duhet të përgatisin më mirë terrenin për dialogun në Jemen dhe për vendosjen e paqes në vendin e varfër arab”, tha Kasemi. Ministri i Jashtëm Iranian z. Muhamed Xhavad Zarif tha se Arabia Saudite po fajëson Iranin për pasojat e ‘luftërave dhe agresioneve’ të saj duke e bërë përgjegjës Riadin për rolin e tij destabilizues në rajon. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të hënën, Zarif tha se Arabia Saudite ishte e angazhuar në “luftëra agresioni” dhe sjellje destabilizuese, por fajëson Iranin për pasojat e politikave të papërgjegjshme të Riadit. ” Ai gjithashtu ju referua krimeve të kryera nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, duke thënë se koalicioni deri tani kishte vrarë mijëra njerëz të pafajshëm në Jemen. Ministri i jashtëm i Iranit fajësoi fushatën ushtarake të Riadit në Jemen si arsyeja kryesore për përhapjen e kolerës dhe urisë në Jemen. Zarif gjithashtu akuzoi Arabinë Saudite për ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve arabe, një akuzë që Arabia Saudite  e ka drejtuar shumë  herë kundër Iranit, duke vënë në dukje se represioni i opozitarëve në Bahrejn nga regjimi Al Khalifa u intensifikua pas një vizite në Riad nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Zarif theksoi se Arabia Saudite kishte qenë edhe pas dorëheqjes së fundit të kryeministrit të Libanit Saad Hariri, i cili akuzoi Iranin për ndërhyrje në çështjet e Libanit.

Advertisements